Çfarë po ndodh brenda kontejnerit në Portin e Durrësit?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.04.2025, 23:00

Një ngjarje e pazakontë, që ka habitur qytetarin që e ka regjistruar, është filmuar mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Videoja, e cila ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, është regjistruar pranë zonës së kontejnerëve dhe në të dëgjohen një këndim në kor që duket sikur vjen nga brenda kontejnerit.

Sipas pretendimit të qytetarit që ka dërguar videon, muzika vinte nga brenda njërit prej kontejnerëve.

Qytetari pohon se kontejneri ishte i mbyllur dhe muzika nuk ndryshonte, çka shton edhe më shumë 'mister' në këtë situatë të pazakontë që ai e përjetoi rastësisht.

“Përshëndetje JOQ! Në Portin e Durrësit nuk e dimë çfarë po ndodh, një muzikë vjen nga brenda kontejnerit. Kontejneri ishte i mbyllur me dryn, ndërsa muzika nuk ndërrohej, vazhdonte po e njëjta. Po kaloja rastësisht, veç kur po e dëgjoja këtë, s’e dija nga po vinte, kur u afrova e dëgjova që vinte nga brenda,” shprehet ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit