“Bulqizaku me BMW s’i trembet vdekjes”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.04.2025, 20:15

Një i ri nga Bulqiza është vënë në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa pamjeve ku shihet duke kryer veprime të rrezikshme në rrugë, pa asnjë kujdes për jetën e tij apo të të tjerëve.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim nga një qytetar i cili ngre shqetësimin për sjelljen e përsëritur të të riut, i apasionuar pas makinave dhe adrenalinës. Në një video të siguruar nga JOQ, ai shfaqet duke drejtuar një automjet tip “BMW”, me pjesën e sipërme të trupit jashtë dritares së makinës, ndërsa në dorë mban edhe një cigare.

Përveçse ka gjysmën e trupit jashtë, i riu kryen edhe manovra të rrezikshme si xhirime të gomave në mes të rrugës, duke u kthyer në një kërcënim serioz për sigurinë rrugore. Këto pamje, në vend që të mbahen larg syve të publikut, shpërndahen më pas në rrjetet sociale, ku duket se i riu nuk trembet fare nga frika se Policia mund t’i shikojë.

Qytetari që ka denoncuar rastin shprehet: “Ne qytetin e Bulqizes cdo dite e njëjta gje me kto. Kryen manovra te rrezikshme dhe i shperndan ne rrjetet sociale.”

Redaksia jonë publikon këtë rast me qëllim ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Sjellje të tilla nuk janë vetëm shfaqje momentale, por rrezikojnë jetën e drejtuesve dhe të qytetarëve të tjerë.

Apelojmë për kujdes, maturi dhe ndërgjegje në rrugë, për të shmangur pasojat tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit