Një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë ka zbuluar se Bashkia Kuçovë ka nisur të shtrojë “seriozisht” rrugën e shkatërruar në fshatin Velagosht të Kuçovës.
Pas publikimeve të denoncimeve të banorëve në JOQ për gjendjen skandaloze të rrugës, kryebashkiaku Kreshnik Hajdari duket se është vënë në lëvizje në prag të zgjedhjeve por me kursim.
Në pamjet që qytetarët kanë sjellë, shihet sesi 12 punëtorë të bashkisë punojnë për të mbuluar disa gropa duke i hedhur dhe me duar në mungesë të lopatave.
Banorët thonë se nuk do të ndalen së denoncuari deri kur rruga të rregullohet siç duhet dhe jo me një grusht dhe sa për t’u mbyllur gojën atyre.
DENONCIMI
“Përshëndetje JOQ!
Shiheni çfarë bën Bashkia Kuçovë tani që po vijnë zgjedhjet! Pas publikimit që bëtë ju për fshatin Velagosht dhe pasi erdhën disa media të tjera, Bashkia zgjodhi të shtronte rrugën. Por jo siç duhej.
Po e shtron në mënyrën e vet, sa për të kaluar radhë. Kjo është qesharake, mund ta shihni edhe në videon që do ju sjell, se si e bëjnë rrugën punëtorët e Bashkisë. 12 punëtorë për të mbuluar disa gropa me një fuçi serë dhe që e hedhin me duar, se as lopata nuk kanë.
Z. Kreshnik Hajdari po tallet keq me popullin. Edhe pse kemi protestuar disa herë, po i njëjti avaz.”