E rëndë në Spitalin Psikiatrik në Tiranë! 30-vjeçarja plagos dy paciente

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.04.2025, 16:02

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, ku një paciente ka plagosur me një send të fortë dy paciente të tjera. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të institucionit shëndetësor, ku shtetasja A. K., 30 vjeçe, e shtruar në këtë spital, ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy pacienteve të tjera.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se të dyja pacientet e plagosura kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 30 vjeçe,” thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet vlerësimi i mëtejshëm i gjendjes mendore të autores së dyshuar të sulmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit