Task forca e transportit rrugor terror shoferëve, vetë me 13 gjoba të papaguara

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2025, 15:05

Një denoncim i fortë ka mbërritur nga një qytetar i revoltuar, i cili ngre shqetësimin për një situatë absurde dhe të padrejtë që po ndodh me kontrollin rrugor.

Sipas tij, një nga automjetet që përdoret nga “Task Forca” për të ndaluar dhe penalizuar shoferët, rezulton vetë me 13 gjoba të papaguara.

“Kjo është makina e Task Forcës që na ndalon ne, na çon në komision, na bën presion si shoferë të thjeshtë që punojmë për bukën e gojës, ndërkohë që vetë ka një dosje me gjoba dhe nuk paguan asgjë! Ku është drejtësia?” – shkruan denoncuesi.

Kjo situatë ka ngjallur zemërim te shumë drejtues mjetesh që kërkojnë barazi para ligjit dhe kontrolle reale, jo selektive.

Qytetarët i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë rast dhe të marrin masa ndaj shkelësve të ligjit, pavarësisht nëse mbajnë uniformë apo jo.

Denoncimi i qytetarit:

Ju lutem publikojeni Kjo eshte makina e taks force qe na nxjerr ne komision neve shoferat qe punojme Dhe nuk paguaj e gjobat e vete Qe jane 13 gjoba

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit