Një situatë alarmante është denoncuar nga qytetarët që kalojnë çdo ditë në tunelin e Murrizit. Sipas denoncimeve, ventilatorët e tunelit nuk funksionojnë, duke bërë që ajri të jetë i ndotur sidomos kur kalojnë kamionët e ngarkuar me bitum.
“Era është mbytëse dhe e padurueshme! Nuk mund të marrësh frymë brenda. Është skandaloze që në vitin 2025 ndodh kjo gjë,” thotë një qytetar për JOQ Albania.
Qytetarët i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë, pasi situata përbën rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.
Nëse problemet me ventilimin nuk zgjidhen, pasojat mund të jenë të rënda.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ , ne tunelin e Murrizit eshte situate alarmante !! Ventilatoret nuk punojne nderza kamionet me bitum shkaktojne arome mbytese dhe te padurueshme ! SKANDALOZE per vitin 2025 kjo gjendje .