Sulmi kibernetik godet qytetarët shqiptarë, rritet rreziku për vjedhjen e të dhënave personale

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.04.2025, 13:25

Një fushatë masive sulmesh kibernetike ka vënë në shënjestër qytetarët shqiptarë gjatë ditëve të fundit, përmes një vale mesazhesh të rreme të shpërndara në WhatsApp, SMS apo platforma të tjera sociale. Sulmi, që po përhapet me një shpejtësi alarmante, përdor forma gjithnjë e më të sofistikuara mashtrimi për të marrë akses në të dhënat personale të qytetarëve.

Sipas burimeve të shumta, mesazhet që marrin qytetarët kamuflohen si sondazhe, ku u kërkohet të votojnë për figura të caktuara, ose si njoftime të rreme për paketa postare të pa tërhequra, duke i nxitur të klikojnë mbi një link të dërguar.

Këto sulme kanë potencial të madh për të ndikuar jo vetëm në jetën personale të qytetarëve, duke i vënë në rrezik llogaritë bankare apo dokumentet personale dhe të dhëna të ndjeshme.

Përballë kësaj situate të paprecedentë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, nuk ka ofruar deri më tani një reagim apo plan veprimi për të përballuar krizën. Deri në këtë moment, e vetmja deklaratë zyrtare ka qenë një njoftim i shkurtër që konfirmon “sulm në zhvillim”, pa dhënë detaje mbi origjinën e sulmit, mënyrën e përhapjes, apo rekomandime konkrete për qytetarët.

Mos hapni linqe të dyshimta!

Mos klikoni mbi skedarë të panjohur, sidomos nga mesazhe të paautorizuara

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit