“Gajzeri” shpërthen në Selitë e Vogël, askush nuk ndërhyn për të zgjidhur problemin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.04.2025, 14:01

Një situatë alarmante është regjistruar në Selitë e Vogël, zonë periferike por e afërt me qendrën e Tiranës. Në pamjet e dërguara nga një qytetar, shihet qartë se si nga sipërfaqja e asfaltuar shpërthen ujë me presion të lartë, në formë të ngjashme me gajzerët natyrorë, por që në të vërtetë del nga çarja e tubacioneve.

Sipas denoncimit, kjo ngjarje ka shkaktuar dëmtime serioze në infrastrukturën e banesave, duke shembur madje edhe muret rrethuese të disa shtëpive. Qytetari shpreh shqetësimin se përveç dëmeve të dukshme, lagështia ka filluar të depërtojë edhe brenda ambienteve të banimit, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë masë konkrete për të ndalur përkeqësimin e situatës.

Denocnimi i plotë:

Cte them per kte pamje… flasin faktet vet… jane shembur edhe avllite e shtepive… ka mbetur te hyj lageshtira edhe neper shtepi. Selite e vogel zone e Tiranes madje ajo me afer qendres se Tiranes. Turp turp turp

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit