Një tjetër dëshmi alarmante ka dalë në dritë për JOQ pas denoncimeve se komandantët e Forcave të Armatosura abuzojnë seksualisht me ushtaret femra.
Një ish-punonjëse e repartit, e cila ka sherbyer për 5 vite ka konfirmuar se abuzimet seksuale ndaj kursanteve femra jane të zakonshme dhe të përsëritura ndër vite.
Sipas denoncueses, komandantët e kursit – burra të martuar janë përfshirë në sjellje të turpshme dhe degeneruese me vajzat rekrute, duke i shfrytëzuar seksualisht gjatë qëndrimit te tyre në repart.
Ajo shprehet se çdo kursante pa përjashtim është ngacmuar dhe abuzuar seksualisht por është ndjerë e detyruar te heshtë.
Denoncimi i ish-rekrutes:
Pershendetje pash postimin qe esht ber per Repartin e QAPU Bunavi ku kishte denoncuar nje vajz,per komandantin e kursit qe po ben gati 6 vite qe ka len detyren,un kam punuar ne ate repart kam 5 vite po tani nuk jam me dhe e di shum mir qe te gjitha jan te verteta,ska kursante ne ate repart qe nuk esht shfrytezuar seksualisht pa perjashtim nga komandantet e kursit sib deri me sot,dmth burra te martuar i len grat ne shtepi e ka pasur raste qe kan ber dhe orgjira me rekrutet,prova nuk kam thjesht mjafton te pyeten rekrutet qe kan ber kursin ne bunavi e te gjitha o do jen ngacmuar seksualisht ose o jan detyruar nga ata flliqesira. Cdo gje dihet ne ate repart sesht se esht dicka e fsheht kjo gje ka vite qe ndodh
Prova esht qe te merrem ushtaret ish rekrutet qe kan qen ne bunavi. E te merren ne pyetje ne menyr private. Cdo kursante pa perjashtim ka qen e ngacmuar seksualisht te pajten 10 vjecarin e fundit ne ate repart te degjeneruar