“Kjo zonja duket që nuk mban mend rrugën, ndoshta po e kërkon dikush”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.04.2025, 19:32

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë tonë, ku raportohen lëvizje të çuditshme të një zonje në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, pranë semaforëve, afër bar “Diamond”. Sipas dëshmitares, gruaja ka më shumë se një orë që endet në të njëjtin vend dhe është e paorientuar.

Denoncuesja përjashton mundësinë që zonja të jetë duke lypur, dhe thekson se ajo duket e rregullt dhe e veshur mirë, por ka humbur orientimin dhe nuk arrin të gjejë rrugën për në shtëpi.

Ajo dyshon se zonja mund të vuajë nga sëmundja e Alzheimerit dhe apelon që kjo situatë të publikohet për të ndihmuar familjarët që mund ta jenë duke e kërkuar.

Mesazhi i plotë:

"Si je te lutem mund te postosh foton e nje zonje duket qe nuk mban mend rrugen dhe ka humbur orientimin ndoshta e kerkon dikush. Rrotullohet vetem ne zonen e 21 dhjetorit te semaforet ngjitur me bar Diamond. Jemi te sigurte se nuk gjen dot shtepine zonja, ka mbi 60 minuta. Nuk po lyp, nuk orientohet dot per shtëpinë. Eshte zonje shume e fisme dhe e veshur mire nuk eshte lypse. Duket qe ka alzaimer. Para 3 minutave e pashe per here te fundit, me rroba shtepie ka dal".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit