Gersjan Sharka nuk paguan 5000 lek, i bën bllok pronares së Air BNB

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.04.2025, 16:02

Një klient, i identifikuar si Gersjan Sharka, ka refuzuar të paguajë shumën prej 5,000 lekësh të rinj, me pretendimin se nuk ka qëndruar në apartamentin që kishte rezervuar për një natë më datë 7 mars.

Nga biseda midis palëve, e cila është vënë në dispozicion të redaksisë, klienti ka kërkuar te mos e bëj pagesën, duke thënë se “nuk e kam përdor apartamentin, vetëm 20 minuta ndenja dhe dola se nuk më erdhën njerëzit”. Megjithatë, pronarja hedh poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se apartamenti është përdorur dhe se në momentin e kontrollit janë vërejtur:

  • Krevati i çrregulluar dhe i përdorur
  • Tualeti i lënë pis
  • Dera e jashtme e hapur
  • Dritat ndezur
  • Divani dhe raftet e kuzhinës të përdorura

Për më tepër, pas përpjekjeve të vazhdueshme për kontakt, klienti ka ndërprerë çdo komunikim dhe nuk i është përgjigjur më pronares, pavarësisht kërkesave të përsëritura për të zgjidhur çështjen “si njerëz”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit