Manjaku ndjek nga pas vajzën dhe ul tutat para saj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.04.2025, 17:26

Një denoncim alarmues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një vajzë që jeton në qytetin e Fierit. E reja rrëfen se është përballur me një situatë tronditëse ditën e djeshme, rreth mesditës, në afërsi të Kompleksit Apollon.

Sipas dëshmisë së saj, teksa po ecte në zonë, një person – i identifikuar edhe në pamjet filmike – e ka ndjekur nga pas për disa minuta, duke kryer veprime të turpshme dhe të papranueshme në publik. Në video, ai shihet duke ulur pantallonat dhe ekspozuar organin gjenital, duke kryer gjeste të pahijshme në prani të vajzës.

Denoncuesja ka arritur të regjistrojë ngjarjen me telefon dhe kërkon që pamjet të bëhen publike, në mënyrë që autoritetet të ndërgjegjësohen për rrezikun që përfaqësojnë persona të tillë në ambiente publike. Ajo apelon për reagim dhe masa konkrete, për të mbrojtur jo vetëm veten, por edhe gra dhe vajza të tjera që mund të përballen me raste të ngjashme.

“Përshëndetje JOQ, dua të denoncoj një rast shqetësues. Dje diku nga ora 12:00 PM tek Kompleksi Apollon Fier, një person që duket të ketë probleme të shëndetit mendor më ka ndjekur dhe ka bërë veprime të turpshme ndaj meje në publik. Kërkoj që ky rast të bëhet publik për të ndërgjegjësuar institucionet për rrezikun që paraqet, jo vetëm për mua, por edhe për femrat e tjera. Faleminderit!”, shkruan ajo në mesazhin dërguar redaksisë sonë.

JOQ Albania sjell këtë denoncim me qëllim nxitjen e një reagimi institucional, për të garantuar sigurinë në hapësirat publike dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave në çdo cep të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit