Pronari në Zharrëz të Fierit linte luanin lëshuar dhe lidhte qenin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.04.2025, 12:12

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar dy ditë më parë në Zharrëz të Fierit, ku një banor mbante një luan në oborrin e shtëpisë. Luani kafshoi në qafë një person i cili u fut në oborr ta përkëdhelte dhe videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

Në një video të fundit që po qarkullon, duket se pronari linte të lirë luanin, ndërsa qenin e mbante të lidhur me zinxhir.

Sipas raportimeve paraprake, luani mbahej pa asnjë masë sigurie, duke përbërë një rrezik të drejtpërdrejtë për komunitetin përreth. Nga ana tjetër, qeni që jeton në të njëjtin ambient, ishte i lidhur, në një paradoks që ka shkaktuar indinjatë dhe humor njëkohësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit