Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Metoq, në qytetin e Sarandës, ku një grua është përplasur nga një mjet bujqësor (zetor), ndërsa drejtuesi i tij është larguar nga vendngjarja, pa ofruar ndihmë për viktimën.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, gruaja ndodhet në gjendje shumë kritike dhe është transportuar me urgjencë në spital. Pavarësisht njoftimeve të menjëhershme ndaj policisë dhe institucioneve shëndetësore, deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet, ndërsa mediat lokale nuk e kanë pasqyruar ende rastin.
Familjarët dhe banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin se ngjarja po mbahet e fshehtë dhe kërkojnë transparencë, hetim të plotë dhe ndëshkim të autorit, i cili sipas tyre është larguar menjëherë pas aksidentit, duke braktisur viktimën në rrugë.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje! Dua te bej nje denoncim
Mbrem ne Qytetin e sarandes ne fshatin Metoq ka ndodhur nje ngjarje e rend ku kan goditur me zetor nje Grua dhe personi qe e goditi u largua nga vetngjarja
Policia u njoftua dhe spitalet e te gjitha po asnje lajm nuk eshte dhen. Faleminderit !
Ju lutem publikoheni kete lajm!
Personi qe beri aksidentin u largua nga vendngjarja e la aty. Nga organet perkatese nuk ka asnje lajmerim dhe ngjarja esht fshehur nga mediat dhe faqet e Sarandes ne kto momente zonja ne fjal lufton me jeten... Nese mundeni doja ndihmen tuaj per kete postim! Eshte ne gjendje shum kritike