Drejtori i burgut “kapet mat” me infermieren, tronditen të burgosurit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.04.2025, 18:40

Drejtuesi i burgut HMP Low Moss në Bishopbriggs, Skoci, është pezulluar nga detyra pas një incidenti të turpshëm, ku u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një infermiere brenda ambienteve të institucionit, ndërkohë që të dy ishin në detyrë.

Sipas burimeve nga brenda burgut, lidhja e tyre sekrete ka qenë e fshehtë për një kohë të gjatë deri sa u zbuluan nga stafi i burgut në një nga dhomat duk kryer marrëdhënie intime.

Një përfaqësues i Shërbimit Skocez të Burgjeve theksoi se ata kërkojnë që stafi të respektojë standardet më të larta të sjelljes, por nuk kanë dhënë më shumë detaje mbi rastin. Po ashtu, NHS Greater Glasgoë and Clyde, ku infermierja është e punësuar, konfirmoi se çdo akuzë për sjellje të papranueshme do të hetohet me seriozitet dhe, nëse është e nevojshme, do të përballet me ligjin.

Drejtori i burgut, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, thuhet se ka pasur një karrierë të gjatë në këtë pozicion, por është larguar menjëherë pas incidentit. Ky skandal ka tronditur personelin, dhe burimet nga aty tregojnë se ky rast ka shkaktuar një sërë reagimesh nga të burgosurit.

Në burgun Low Moss ndodhen rreth 900 të burgosur, përfshirë figura të njohura dhe të rrezikshme të krimit, si Martyn Fitzsimmons, i cili është i dënuar për aktivitete të paligjshme që përfshijnë bandat e drogës dhe trafikimin e armëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit