Gjorçevski: Nëse policia reagonte menjëherë, Vanja do të ishte gjallë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.04.2025, 18:02

Nëse MPB-ja do t’i kishte vendosur targat në “Safe city” menjëherë pas zhdukjes së makinës së qytetarit nga Velesi, sot nuk do të diskutonim në sallë gjyqësore për vrasjen e vajzës sime Vanja.

Kështu është përgjigjur i akuzuari, babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, në një nga pyetjet e prokurorisë.

Në deklaratën e tij të parë në prokurori, ai ka kërkuar që të vihej në poligraf për të vërtetuar se thoshte të vërtetën dhe se nuk kishte asnjë lidhje me rrëmbimin e vajzës së tij.

Gjorçevski kërkoi që në sallën e gjyqit të shfaqet i gjithë incizimi, e jo vetëm 10 sekonda ku shihet ai duke lëvizur afër “Aleksandar Palas”, pra rrugën nëpër të cilën lëviznin edhe të akuzuarit e tjerë.

Babai akuzohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës, por deri më tani nuk ka prova materiale dhe as verbale për këtë në sallën gjyqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit