Më pak se një muaj pas aksidentit tragjik në Fushë Prezë, ku humbën jetën katër të rinj pasi u përplasën me një kamion të ndaluar në anë të rrugës, situata të ngjashme vazhdojnë të përsëriten, këtë herë në autostradën Tiranë–Durrës.
Në pamjet e dërguara nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, shihet një kamion i ndaluar në anë të autostradës, ndërkohë që një person ndodhet mbi mjet duke e larë. Ajo që bie në sy është fakti se kamioni zë gjysmën e korsisë së djathtë, duke detyruar makinat e tjera të devijojnë në korsinë e shpejtësisë për të shmangur përplasjen – një skenar potencial për aksident të rëndë në një aks rrugor me qarkullim të rënduar.
Qytetari që ka dërguar pamjet ngre shqetësimin me pyetjen: “A është normale një ndalesë e tillë, apo ky veprim në rrugë?”
Ngjarje të tilla theksojnë mungesën e kontrollit dhe nevojën për reagim të menjëhershëm nga autoritetet përkatëse. Vetëm përmes masave të qarta dhe ndëshkimeve konkrete mund të parandalohet përsëritja e tragjedive si ajo e para disa javëve në Fushë Prezë.