“Ka kaluar një muaj nga lindja e bebit, nuk na kanë dhënë ende shportën”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.04.2025, 16:59

Një qytetar në Tiranë ka ngritur një shqetësim lidhur me vonesën e dhënies së ndihmës shtetërore për foshnjat e porsalindura.

Ai tregon se nusja e tij ka lindur në datën 12 mars në maternitetin "Koço Gliozheni", dhe ndërkohë që pagesa e bonusit është marrë, shporta e ndihmës me artikujt bazë për fëmijën ende nuk është dorëzuar, ndonëse ka kaluar mbi një muaj nga lindja.

“Kam shkuar disa herë për të pyetur, por më thonë vetëm që nuk kanë ardhur ende dhe se do vijnë. Askush nuk jep një përgjigje të qartë, dhe punonjësit thonë se nuk dinë gjë. Mos ndoshta do na e sjellin kur fëmija të bëhet për në klasën e parë?”, shkruan me ironi qytetari.

Ai thekson se ndihma në formën e shportës ka rëndësi vetëm në muajt e parë të jetës, kur nevojat janë të mëdha, dhe jo më vonë. Për më tepër, ai nënvizon vështirësinë e orientimit në Tiranë si një banor i ri, duke kërkuar informacion se ku mund të ankohen qytetarët për këtë vonesë.

Apeli i tij është i qartë: institucionet përgjegjëse të japin një sqarim dhe të marrin masa që ndihmat të shpërndahen në kohë, pasi ato janë një mbështetje e rëndësishme për çdo familje të re në një moment kaq delikat siç është ardhja në jetë e një fëmije.

Qytetari shkruan:

"Përshëndetje JOQ!

Doja te ngrija një shqetësim. Para një muaji jam bërë prind për herë të dytë lindjen nusja e ka kryer ne materniteti KOCO GLIOZHENI çdo gjë ok, por mbas lindjes shteti plus burnusit që jep është dhe një shportë ndihme me gjerat primare te një fëmije të porsalindur u bë muaji dhe ne nuk e kemi marrë këtë shportë kam shkuar disa herë dhe thonë qe nuk kanë ardhur do vijnë. Ata ndoshta dhe i sjellin kur të bëhet fëmija për në klasën e parë, por atëherë nuk na futen ne punë.

Nuk di ku ta bej shkoj atje dhe te gjithë ngrenë supet. Pyes ku mund te ankohem thonë s’dimë gjë, Unë jam i ri këtu në Tiranë dhe nuk di shume. Po qe ne datën 12 mars, dhe puna është se ajo shporta duhet mare brenda 1 muaji. Punë të mbarë! Respekt!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit