Ulen sërish çmimet e derivateve të naftës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.04.2025, 16:30

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,40 % në raport me vendimin e datës 10.04.2025

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 2,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, nuk ndryshon.

Nga data 12.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 71,50 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 74,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 64,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 64,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 37,708 (denarë/kilogram).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit