Punonjësit e OSHEE-së denoncojnë padrejtësi në rritjen e pagave: Jemi bërë ca të nënës e ca të njerkës!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.04.2025, 16:25

Një qytetare, punonjëse e OSHEE-së, ka denoncuar një padrejtësi që po ndodh prej kohësh në radhët e punonjësve të këtij institucioni. Sipas saj, po përsëritet një situatë e ngjashme me atë të disa viteve më parë, ku punonjësit trajtoheshin në mënyrë të pabarabartë për sa i përket pagave.

“Jemi bërë ca të nënës e ca të njerkës. Puna është njësoj, por rrogat ndryshojnë ndjeshëm. Disa u është rritur paga me 66 mijë lekë, ndërsa neve vetëm 58 mijë lekë. Dhe ne jemi ata që kemi zonat më të mëdha, më shumë abonentë për të mbuluar,” – shprehet punonjësja.

Ajo shton se vlerësimi i performancës është bërë në mënyrë të padrejtë, duke favorizuar ata që kanë më pak ngarkesë pune, ndërkohë që askush nuk merr përgjegjësi për këtë situatë:

“Kemi trokitur në çdo derë – nga shefat tanë deri te drejtori – por askush nuk mban përgjegjësi. Na thonë se nuk është bërë nga ata, sikur t’i ketë bërë ndonjë dorë e padukshme.”

Punonjësja e revoltuar ngre edhe shqetësimin se kjo mund të jetë një praktikë e njohur, që përsëritet në prag të zgjedhjeve, për të favorizuar disa me justifikimin e rritjes së rrogave.

“Nuk ka asnjë logjikë që dikush me 7-8 vite punë të marrë rritje, ndërsa ne me 17 vite përvojë të injorohemi. Kjo nuk është meritokraci, kjo është padrejtësi dhe politikë,” përfundon ajo.

Ky denoncim hedh dritë mbi një problematikë të rëndë të brendshme në OSHEE, që kërkon urgjentisht transparencë dhe përgjigje nga drejtuesit e institucionit.

Denoncimi i qytetares:

Përshëndetje si jeni? Doja te ndaja një shqetësim një padrejtësi qe po na behet neve disave punonjësve te OSHEE. Ne OSHEE jemi bërë ca te nënës e ca te njerkës. Po përsëritet e njëjta histori si para ca vitesh ku gjysma e punonjësve paguheshin 380 mije dhe shumica tjetër 500 mijë. Edhe sot shumica u është rrit rroga 66 mije dhe ne te tjerët 580, kur ndërkohë bëjmë të njëjtën punë terreni por me një ndryshim te madh te numër i banoreve. Ata qe kane me pak numër banorësh kanë dal (me performance) me te mirë gjë që është shumë e gabuar kjo se ne qe kemi ngel kemi numër abonentësh shumë me shumë se ata qe kanë përfituar rritje rroge. Dhe këtë të drejtë nuk kemi ku ta zgjidhim te eprorët tanë se asnjë nuk i mban përgjegjësitë me pretekstin se nuk i kemi ber ne.

Të lutem mund ta postosh te lutem se po behet një padrejtësi se nuk është e drejt se jemi te barabarte ne pune vitet e punës nuk kanë lidhje janë lexues qe kanë 7-8 vite pune dhe e kanë përfituar, kemi ne me 17 vite dhe nuk na është rrit.

Kjo me sa kuptojmë është politike qe para ca vitesh e ka ber dhe ish administratori Cela. Në prag zgjedhjesh u arrit disave rrogat me justifikimin qe ja ne i rrisim. Ishim te shefat tanë deri te drejtori po je asnjë nuk e mban përgjegjësinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit