Alarm për ujin e çezmave në Tiranë, me dhjetëra denoncime nga qytetarët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.04.2025, 16:08

Një situatë shqetësuese është denoncuar këtë të premte nga banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë, të cilët raportojnë se uji i çezmave po del i ndotur, me ngjyrë të kuqe apo kafe dhe me një erë të padurueshme.

Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksinë tonë, problemi është shfaqur në disa lagje të zonës dhe po vazhdon prej orësh pa asnjë njoftim zyrtar apo ndërhyrje nga autoritetet përkatëse.

Denoncimi 1:

Përshëndetje, Komuna e Parisit. Uji i kuq me erë të rëndë si ujë pusetash.

Denoncimi 2:

Pershendetje, uji i pijshëm te komuna e Parisit, te pallatet Alban Tirana

Denoncimi 3:

Si kaluat, anonim ju lutem. Rruga Grigor Heba ka qe në mëngjes uji del si ujë kanalesh.

Denoncimi 4:

Përshëndetje, jemi banor te komështi botanik dhe prej më shume se 3 oresh uji del ngjyrë kafe dhe ne lavaman dhe ne wc.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe një shpjegim zyrtar nga institucionet përgjegjëse, duke ngritur shqetësimin për rrezikun që kjo situatë mund të përbëjë për shëndetin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit