Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sot në SPAK për t’u pyetur për abuzimet me tenderët e institucionit që drejton.
Pas denoncimeve të vazhdueshme për JOQ për vjedhjet disa milionë euroshe me tenderat abuzivë, drejtori i fortë i ARRSH që pozon me pistoletë dujet se do të takoj paraardhësin pas hekurave.
Kjo është hera e dytë që Gjyli thirret në SPAK. Më herët, në janar, ai ka dëshmuar për rreth dy orë në lidhje me procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve gjatë kohës që ai ishte zëvendësdrejtor i ARRSH-së, nën drejtimin e ish-drejtorit Evis Berberi.
Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024 me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash pas denoncimeve masive të JOQ mbi abuzimet me paratë publike në procedurat e tenderimeve shtetërore.
Berberi i dha 6 tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj, duke përfituar fondet publike në mënyrë indirekte. Gjykuar nga rrethanat, duket se edhe Gjyli do të ketë të njëjtin fat…