Protestë pro Palestinës në Tiranë, kritika ndaj Ramës për medaljen e nderit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.04.2025, 15:18

Një protestë në mbështetje të Palestinës është zhvilluar sot përpara Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku pjesëmarrësit shprehën indinjatën e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama, pas vizitës së tij të fundit në Izrael, ku u dekorua me një medalje nderi.

Rama deklaroi se medaljen e kishte marrë në emër të gjithë shqiptarëve, por ky gjest shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Në rrjetet sociale nisi një fushatë kundërshtuese e shoqëruar me hashtagun #jonëemrintim, e cila më pas çoi edhe në organizimin e protestës së sotme.

Gjatë protestës, aktivisti Floriar Arapi deklaroi: “Kryeministri Edi Rama u prit në Izrael në mes të gjenocidit dhe u dekorua atje me medaljen e nderit. Por ajo nuk është medalja e nderit, është medalja e gjakut dhe e turpit. Kërko falje dhe dorëzo medaljen. Kryetari i Komunitetit Mysliman në anën tjetër, qëndronte në Iftarin e Ramës dhe trokiste gotat duke bërë gëzuar me një oficer të ushtrisë izraelite.”

Protestuesit e cilësuan medaljen si një simbol të papranueshëm dhe kërkuan nga kryeministri kthimin e saj si dhe një ndjesë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit