Kush e vrau Ilarian? Hetimet marrin kthesë, gjenden gjurmë të ADN-së së një burri

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.04.2025, 14:46

Autoritetet italiane po thellojnë hetimet për vrasjen e rëndë të një vajze shqiptare 22-vjeçare në Romë, teksa kanë dalë në dritë të dhëna të reja që mund të ndryshojnë rrjedhën e hetimit.

I riu 23-vjeçar, i cili ndodhet tashmë në paraburgim si autor i dyshuar kryesor, nuk përjashtohet se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të tjerë. Hetuesit janë përqendruar veçanërisht në një provë të gjetur brenda valixhes ku ishte fshehur trupi i viktimës: një gjurmë ADN-je që nuk i përket të ndaluarit.

Kjo ka ngritur dyshime serioze për praninë e një personi të dytë në vendin e krimit apo në fazën e zhdukjes së trupit. Një nga emrat që po shqyrtohet me kujdes nga grupi hetimor është një i afërm i ngushtë i autorit të dyshuar, për të cilin pritet të kryhen analiza të mëtejshme biologjike.

Ndërkohë, një dëshmi e dhënë nga një anëtare e familjes së të ndaluarit ka konfirmuar se ajo ka ndërhyrë pas ngjarjes për të pastruar vendin, çka mund të sjellë pasoja ligjore për pengim të drejtësisë.

Pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit dhe për të përcaktuar nëse pas ngjarjes që tronditi opinionin publik fshihet më shumë se një autor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit