Në një serial që konkurojnë edhe telenovelat më dramatike turke, autobusët urbanë të Tiranës po bëjnë gjithçka për të mbajtur qytetarët të “argëtuar”.
Pak kohë më parë një prej autobusëve të unazës përplasi një mori makinash tek shallvaret duke lënë disa të plagosur. Në një tjetër rast autobusët dikue jeshilë të Nadir Çaushollit dolën nga rruga tek ish-kinema Agimi duke përfunduar në Lanë e për pak duke u shndërruar në instalacion për qytetin.
Ditën e sotme një tjetër autobus tjetër kinez i Çaushollit ka marrë flakë. Pronari i ka ndezur auobusat në flakë për të mbajtur premtimin për t’ia bërë qytetarëve të Tiranës çdo ditë ndryshe.