“Si t’i bëni bisht punës”, punëtori indian leksion shqiptarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.04.2025, 12:31

Largimi masiv i shqiptarëve i ka detyruar punëdhënësit vendas të kërkojnë forcë punëtore nga vendet e largëta si Afrika e Azia.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë, një shifër ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse.

Punëtorët nga India, Bangladeshi e Nepali janë më të shumtë në numër për shkak edhe të lehtësirave burokratike mes shteteve.

Sektorët e preferuar për punësimin e të huajve janë shërbimet: hoteleri-turizëm dhe ndërtimi.

Duke u ndalur te ndërtimi përmendim Tiranën që është shndërruar në një kantier kullash shumëkatëshe e që shtohen dita-ditës.

E për të përballuar gjithë këtë fluks ndërtimesh, indianët u vijnë në ndihmë oligarkëve të këtij sektori.

Por duke qenë komod me rrogën dhe kushtet e punës në Shqipëri (viza, akomodimi, transporti e ushqimi), indianët po i bëjnë bisht punës dhe po i japin leksion shqiptarëve si të bëjnë të njëjtën gjë.

JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet e një kantieri ndërtimi në mes të Tiranës dhe një punëtori indian i cili është futur në “depozitë” dhe vazhdon të luajë në celular ndërkohë që punëtorët e tjerë kalojnë aty pranë por askush s’e ndjen mungesën apo skemën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit