Një autobus i linjës së Unazës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë.
Në oamjet e sigurra nga JOQ Albania, duket se si mjeti i transportit publik nxjerr tym nga pjesa e pasme. Deri në këtro momente nuk ka raportime për persona të lënduar nga pasagjerët që ndodheshin brenda.
Ngjarja ka ndodhur pranë Ministrisë së Jashtme. Kjo nuk është hera e parë që autobusët e Unazës që konsiderohen një nga linat më moderne në kryeqytet përfshihen në incidente rrugore. Më parë disa autobusë të kësaj linje janë përfshirë në aksidente të shumëfishta, madje njëri prej tyre përfundoi në lumin Lana, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.