Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Moravë të Beratit, ku nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën njëri prej drejtuesve.
50-vjeçari Eduart Ismaili, i cili ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rëndq dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Ndërkohë, drejtuesi tjetër i mjetit, Fransual Plakalli, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.