Lidhja e Bizneseve të Kosovës, në emër të anëtarësisë së saj dhe komunitetit të gjerë të biznesit në vend, shpreh shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin e qartë ndaj propozimeve për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
“Energjia elektrike është shtyllë themelore e funksionimit të ekonomisë kombëtare. Çdo shtrenjtim i saj ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët, rrezikon prodhimin vendor dhe pengon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Në vend të barrës shtesë, ekonomia jonë ka nevojë për politika që nxisin rritjen, fuqizojnë konkurrencën dhe mbështesin sektorin privat.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka adresuar zyrtarisht shqetësimet e saj pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke kërkuar që të merren në konsideratë ndikimet negative që rritja e tarifave do të kishte në sektorin e prodhimit, shërbimeve dhe mirëqenien sociale.
Kërkojmë nga ZRRE dhe institucionet relevante që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, duke u fokusuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës. Politikat energjetike duhet të jenë në funksion të zhvillimit dhe jo pengesë për të.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar në përfaqësimin e interesave të bizneseve dhe në angazhimin aktiv për një eko.