“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, fjalët e të riut që vdiq në malet e Pashtrikut

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.04.2025, 20:24

Pas katër ditëve kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, është gjetur i vdekur 27-vjeçari Ajet Lleshi nga Kishaj i Hasit. Trupi i tij u gjet në bjeshkët e Domajve të Hasit, në një vend të quajtur “Kurora e Mujës”, dhe nuk kishte dëmtime të jashtme.

Skuadra e kërkimit dhe banorët e zonës informuan se dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ndodhur për shkak të të ftohtit ekstrem, mbulimit nga bora, dhe ndonjë problemi shëndetësor.

Kjo hipotezë përforcohet edhe nga biseda e fundit telefonike me të atin, pas humbjes së kontaktit mesditën e së dielës, më 6 prill, ku i kishte thënë: “Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit