Vila 31 e Enver Hoxhës kthehet në skenë festash të errëta me simbole të Djallit?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.04.2025, 19:20

Qytetarë të zonës së ish-Bllokut kanë ngritur spekulime për aktivitetet e pazakonta që po zhvillohen në një nga objektet më të ndjeshme të historisë shqiptare, në Vilën Nr. 31, dikur rezidenca e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Sipas dëshmitarëve, gjatë mbrëmjeve të netëve të fundit në vilë janë organizuar festa të errëta me elementë ritualësh të dyshimtë, ku janë parë simbole të lidhura me predikimin e Djallit dhe elementë okultë.

Zhurma, zërat e pazakontë dhe hyrje-daljet misterioze kanë ngritur dyshime te banorët e zonës, të cilët kërkojnë një sqarim mbi atë që po ndodh në ambientet e kësaj vile historike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit