Së fundmi, versioni "Ghibli" i ChatGPT ka pushtuar rrjetet sociale me imazhe të transformuara në stilin anime të filmave të Hayao Miyazaki. Megjithëse duket argëtues, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e mundshme që fshihen pas këtij trendi, sidomos në lidhje me mbledhjen dhe keqpërdorimin e të dhënave personale.
Sipas platformave të sigurisë kibernetike, përdorimi i këtij filtri mund të ruajë dhe përpunojë tiparet fizike të përdoruesve, duke rrezikuar privatësinë e tyre. Ekziston mundësia që këto imazhe të përdoren për qëllime të padëshiruara, si krijimi i postimeve denigruese, reklamave ose shitja e të dhënave tek palë të treta.
Ekspertja Elle Farrell-Kingsley thekson se çdo shërbim "falas" shpesh ka një kosto të fshehur, që në këtë rast janë të dhënat personale. Ajo këshillon përdoruesit të jenë të vetëdijshëm për pasojat e ndarjes së fotove të tyre, veçanërisht ato të fëmijëve, dhe të mos bien pre e trendeve pa i analizuar më parë rreziqet.