Banorët e lagjes nr. 15 në Spitallë, Durrës, kanë ngritur shqetësime serioze për një ndërtim pa leje që po zhvillohet në zonë, në orët e natës, pa asnjë transparencë dhe me përkrahjen e dyshimtë të autoriteteve lokale.
Sipas qytetarëve, ndërtimi është ndërmarrë nga persona të lidhur me Partinë Socialiste, me mbështetjen e kryetares së Komunës, Davida.
“Ndërtimi po bëhet pa leje që nga themelet, dhe parashikohet të jetë një objekt dy katësh,” – thotë banori i zonës
Rruga që kalon pranë ndërtimit është aktualisht e bllokuar, duke e bërë të pamundur për shumë prindër të dërgojnë fëmijët në shkollë. Sipas banorëve, punimet kryhen natën për të shmangur kontrollet dhe vëmendjen publike.
“Këta të PS po bëjnë ç’të duan pa frikë nga ligji. Rruga është e bllokuar, fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë dhe ndërtojnë si t’u dojë qejfi,” – shton qytetari.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Prokuroria dhe mediat, për të ndalur abuzimet.
Denoncimi i plotë:
“Ja si do te marr vota për fushat ne Durrës Spitallë kryetarja e komunës Davida lgj 15 Spitallë. pa leje ndërtimi po punohet. Asgjë thjesht po bëjnë ndërtime pa leje këta të PS dhe rrugën e kanë bllokuar nuk na len per te quar fëmijët ne shkollë dhe punojnë natën pa leje ndërtimi e ka marr përsipër kryetarja e komunës. nga themelet për dy kate do behet”
Banorët e lagjes nr. 15 në Spitallë, Durrës, kanë ngritur shqetësime serioze për një ndërtim pa leje që po zhvillohet në zonë, në orët e natës, pa asnjë transparencë dhe me përkrahjen e dyshimtë të autoriteteve lokale.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 10, 2025
Sipas qytetarëve, ndërtimi është ndërmarrë nga persona të… pic.twitter.com/iNscioPQZ5