Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ ALBANIA një mesazh falenderimi që në thelb është një reagim i fortë kritik ndaj gjendjes alarmante në të cilën ndodhet Dajti, njësia administrative Zall-Bastar. Me tone ironike dhe thellësisht i zhgënjyer ai falënderon kryetarin e njësisë dhe siç e quan “Partinë e Shpopullimit” për përkushtimin, neglizhencën dhe paaftësinë që po çon në shuarjen graduale të këtij fshati, ashtu si shumë fshatra të tjerë të Shqipërisë.
Sipas tij, fshati që para pesë vitesh numëronte rreth 150 banorë, sot kanë mbetur vetëm njëzetë të tillë. Vetëm në vitin 2025 janë larguar shtatë familje., kjo për shkak të kushteve të këqija dhe mungesës së perspektivës për të rinjtë. Ky është vetëm një ndër rastet që dëshmojnë se braktisja e zonave rurale mbetet një plagë e hapur për vendin, ndërsa autoritetet vendore duket qartë se ia kanë kthyer shpinën komuniteteve te vogla.
Qytetati shkruan:
“Përshëndetje JOQ Albania, ju lutem mund të publikoni këtë mesazh FALËNDERIMI:
Një falënderim për kryetarin e njësisë Zall-Bastar dhe partinë e SHPOPULLIMIT, që me përkushtim, neglizhencë dhe paaftësi po arrijnë të fshijnë edhe një tjetër fshat nga harta – si shumë të tjerë në Shqipëri. Rruga drejt fshatit Dajt, vetëm 3.5 km larg nga Rruga e Arbrit, është lënë totalisht në mëshirë të fatit. Asnjë investim, asnjë përmirësim, asnjë interes – madje as për vota.
Nga 150 banorë që kishte fshati para 5 vitesh, sot kanë mbetur më pak se 20 votues. Vetëm këtë vit janë larguar 7 familje.
Falë kryetarit edhe Deputeti ynë nuk do të lodhet më të ngjitet deri në fshat për vota – nuk ka më kë të gënjejë. Uroj qe votuesit qe jane larguar te reflektojne me voten e tyre.”
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ ALBANIA një mesazh falenderimi që në thelb është një reagim i fortë kritik ndaj gjendjes alarmante në të cilën ndodhet Dajti, njësia administrative Zall-Bastar. Me tone ironike dhe thellësisht i zhgënjyer ai falënderon kryetarin e njësisë… pic.twitter.com/Vv9szvasK6
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 10, 2025