Një nënë, banore në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me shndërrimin e një hapësire publike të dedikuar për këmbësorët dhe fëmijët në një rrugë të rrezikshme për biçikleta, motorë madje edhe makina, që në të shumtën rasteve ecin më shpejtësi. Qytetarja shprehet se parku pranë shkollës në lagje është “pushtuar” nga mjete që lëvizin ose qëndrojnë të parkuara.
“Si prind e kam të pamundur të ndihem e qetë kur fëmija im ecën apo luan në këtë hapësirë. Rreziku është real dhe i përditshëm. Kjo rrugë, ky park në vend që të ishte një vend i sigurt për komunitetin është kthyer në burim frike dhe stresi”-thotë ajo ndër të tjera në mesazhin e dërguar në redaksinë tonë
Për më tepër qytetarja shpreh zhgënjimin ndaj institucioneve për mungesë të reagimit, pavarësisht ankesave të përsëritura të banorëve të zonës.
“Kam kontaktuar disa herë Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit. Përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: ‘Do të dërgojmë patrullë.’ Por nuk kam parë asnjë prani reale që ndalon këtë shkelje të vazhdueshme,” – shprehet ajo.
Në një zonë ku ndodhet shkolla dhe hapësira lojërash për fëmijë, ;lëvizja e lirshme e automjeteve përbën rrezik serioz për jetën e të miturve. Qytetarja na ka dërguar disa foto ku duken qartë automjetet e parkuara në një hapësirë e cila duhet të jetë e sigurt për fëmijët.
Në një zonë ku ndodhen shkolla dhe hapësira lojërash për fëmijë, lëvizja e lirshme e automjeteve përbën rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e të miturve. Fotot e dërguara nga vetë qytetarja tregojnë qartë automjete të parkuara në hapësira ku fëmijët duhet të ndihen të sigurt.
“Ky nuk është vetëm një problem i një lagjeje, por një thirrje për të mbrojtur fëmijët tanë,” – përfundon ajo.