Skema e policisë në Shkodër për të gjobitur shoferët, civili lajmëron patrullën me radio

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.04.2025, 16:15

Policia Rrugore e Shkodrës duket se ka vendosur të përdorë një metodë jo fort të zakonshme për të kapur shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit.

Në një video të dërguar në redaksinë tonë, shfaqet një skemë ku efektivët ndahen në dy grupe. Njëri grup, i veshur me uniformë qëndron i fshehur në një xhep anësor të rrugës rreth 100 metra më tej në brendësi të një kthese, ku pamja për shoferët është e kufizuar. Ndërkohë, një tjetër person civil, i veshur me xhup të zi dhe i pajisur me radio, pozicionohet përpara kthesës në një zonë të drejtë të rrugës.

Ky i fundit identifikon mjetet që kryejnë shkelje dhe komunikon nëpërmjet radios me patrullën e fshehur, duke i dhënë udhëzime se cilat makina duhet të ndalohen.

Psh JOQ, ja dhe policija e Shkodres si i kap shoferat. Ai flet me radio me patrullen qe ka 100 mt prapa per shkelsit. Vendndodhja asht pa shku te kthesa e Velipojes. Ky personi del 2-3 here ne muaj e rrin gjith ditën. Po te shikosh polict e rrugores jane ne kthese e nuk shihen nga shoferet”, shkruan qytetari që ka dërguar pamjet.

Kjo metodë ka ngjallur debat mes qytetarëve, të cilët pyesin nëse kjo mënyrë e operimit është në përputhje me ligjin dhe transparencën që pritet nga shërbimi policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit