Vetëm pak kilometra nga qendra e qytetit te Shkodrës, në fshatin Bardhja-Bleran, prej më shumë tre dekadash banorët jetojnë në kushte të vështira. Edhe pse natyra është treguar bujare me këtë fshat të bukur e piktoresk, bashkia nuk është kujtuar t’i asfaltojë rrugët apo të ofrojë ndonjë kusht bazik siç është për shembull vendosja e koshave të mbeturinave.
Sipas banorëve që jetojnë në atë zonë ata janë ankuar vazhdimisht pranë institucioneve përgjegjëse, përfshirë edhe bashkinë, por asnjëherë nuk kanë marrë ndihmën e kërkuar. Ata thonë se shpesh kanë kërkuar ndihmë edhe në media për të bërë të ditur problemin e tyre, por sërish gjendja është po e njëjta. Kjo që shikoni në video.
Vetëm pak kilometra nga qendra e qytetit te Shkodrës, në fshatin Bardhja-Bleran, prej më shumë tre dekadash banorët jetojnë në kushte të vështira.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 10, 2025
Edhe pse natyra është treguar bujare me këtë fshat të bukur e piktoresk, bashkia nuk është kujtuar t’i asfaltojë rrugët apo të… pic.twitter.com/wW1gfSXSBm
Në këtë zonë mungojnë investimet minimale si infrastruktura rrugore dhe menaxhimi i mbetjeve urbane. Gjendja e kanalizimeve është tepër shqetësuese duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve, e sidomos fëmijëve dhe të moshuarve. Ata kërkojnë që të merren masa sa më shpejtë të jetë e mundur dhe jo vetëm premtime boshe elektorale siç janë mësuar të dëgjojnë prej vitesh.
Denoncimi i qytetares:
"Përshëndetje JOQ. Du te raportoj nje problem te banorve te fshatit bardhaj-Bleran-shkoder ky fshat asht vetem 3 km lerg qytet te shkoders te cilit I mungoj dhe gjanat ma bazike si rruga dhe koshat e meturinave. Jan thirr disa her medjat si dhe kena shku disa her te bashkia e shkoders per me raportu gjendej por asnigja nuk asht ban. Sa her qe jan votimet vin ne fshat dhe flasin me banort duke u ban premtime dhe kshtu manipulojn dhe banort per vota dhe masanj nuk duken ma. Kjo gjendej ka 35 vjet kshtu. Ja se si esht gjendja e kanalit Ju lutem publikojeni sepse esht shum e rendesishem. Faleminers"