Të premten e 11 prillit, në Tiranë do të zhvillohet një tubim dhe marshim për Palestinën.
Organizuesit thonë se ky tubim i cili vjen në mes të gjenocidit që po ndodh në Palestinë, synon ngritjen e zërit për ndalimin e kësaj masakre.
Marshimi do nisë pranë xhamisë së Namazgjasë, në sheshim midis Parlamentit dhe Komunitetit Musliman.
Njoftimi i plotë:
TUBIM DHE MARSHIM PËR PALESTINËN
“JO NË EMRIN TIM”
Në mes të gjenocidit mizor që po ndodh në Palestinë, ju bëjmë thirrje të bëjmë detyrën tonë qytetare humane për të ngritur zërin për ndalimin e kësaj masakre.
Ju bëjmë thirrje të bashkohemi në këtë tubim, të dënojmë medaljet dhe iftaret e “përgjakura” të autoriteteve tona shtetërore dhe fetare !
Të PREMTEN në datë 11 Prill, ora 14:10, pranë xhamisë së Namazgjasë, në sheshim midis Parlamentit dhe Komunitetit Musliman.
Marshim nga vendi i tubimit drejt kryeministrisë.
Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është ndjekur procedura e nevojshme pranë organeve kompetente.