Pronari i luanit: E gjeta në Lushnje, “kishte ngordhur para një muaji”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.04.2025, 13:43

Është nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj pronarit të luanit të bërë të famshëm në rrjetet sociale.

52-vjeçari, banues në fshatin Zharrëz, rezulton se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme kafshën e egër në banesën e tij. Ngjarja u bë virale në JOQ pasi luani kafshoi në qafë një burrë që u fut në oborrin rrethues të shtëpisë, aty ku mbahej luani.

Pronari A. H., ka deklaruar se e kishte gjetur luanin rastësisht në rrugët e Lushnjës, rreth gjashtë muaj më parë, kur ishte ende i vogël. Ai ka pohuar se e ka mbajtur kafshën në banesën e tij dhe se para një muaji e gjysmë luani kishte ngordhur.

Në bashkëpunim me prokurorinë, policia ka nisur procedim ndaj 52-vjeçarit për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se kafsha është mbajtur në kundërshtim me rregullat ligjore dhe pa njoftuar autoritetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit