Në prag të zgjedhjeve në Kukës lulëzon ndërtimi, pallate dhe kate shtesë kudo

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2025, 13:12

Një qytetar nga Kukësi ka denoncuar për JOQ situatën alarmante të ndërtimeve në prag të zgjedhjeve, duke u shprehur se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë.

Sipas denoncuesit, persona të lidhur me pushtetin lokal dhe drejtues të institucioneve po ndërtojnë kate shtesë pa leje, madje edhe pranë Komisariatit të Policisë Kukës, ndërkohë që qytetarët e thjeshtë ndëshkohen për ndërtime të vogla në zona të largëta.

Në mesazhin e tij, qytetari thotë se zëvendësdrejtori i ASHK Kukës, drejtori i OSHE Kukës dhe biznesmenë të njohur po bëjnë ndërtime shtesë pa asnjë tabelë apo leje ndërtimi.

Sipas tij, këto ndërtime po përdoren si formë për të siguruar vota në fushatën elektorale, duke shkelur hapur ligjin. Ndërkohë, ai shprehet se qytetarët e zakonshëm përballen me gjoba, hetime apo burg vetëm për një avlli apo ndërtim të vogël pa leje.

Qytetari kërkon që ligji të jetë i barabartë për të gjithë, pasi përfitimi i votave me anë të favoreve, ndëshkohet me ligj.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, nuk e di si është në qytetet e tjera, por në Kukës, para zgjedhjeve ka plasur fushata e ndërtimeve pa leje – kush ka mik në pushtet, ndërton kate shtesë para komisariatit dhe policia bën sikur s’sheh. Ndërkohë, qytetarët e thjeshtë për një kotec ose një avlli në maje të malit, evidentohen menjëherë nga policia dhe përfundojnë me gjobë apo në burg. Në Kukës, ligji zbatohet sipas lidhjeve, jo sipas drejtësisë. Shtese kati pa leje para komisariatit po bëhet nga zv drejtori i ASHK. Shtese kati Drejtori i OSHE Kukës. Shtese kati bisnesmen i njohur mes qytetit të Kukësit. Asnjë tabele nuk ka anjëri prej tyre. Po bëhet shit blerje votash me ndërtime pa leje I njof personalisht, Kuksi ësht i vogël njihen të gjithe me njëri-tjetrin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit