Denoncimi: Serxho qëndroi në Airbnb dhe iku pa paguar fare, nuk hap as telefonin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.04.2025, 11:58

Një qytetar ka dërguar një denoncim pranë redaksisë sonë, duke ngritur shqetësimin për një klient që është larguar nga ambienti i tij Airbnb pa kryer pagesën.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për Serxho Mëngën, një figurë publike që dikur ka qenë pjesë e një formati televiziv. Ai ka qëndruar për disa ditë në ambientin me qira, por është larguar më 31 janar, duke shmangur pagesën me justifikime të ndryshme.

Fillimisht, Serxho ka deklaruar se po shkonte për të çuar makinën e një shoqeje në servis, duke i dërguar pronarit edhe foton e pasaportës dhe të patentës për të treguar seriozitet. Megjithatë, më 1 shkurt është rikthyer në apartament pa paralajmërim dhe sërish nuk ka paguar për qëndrimin.

Pronari ka tentuar disa herë ta kontaktojë për një takim dhe zgjidhje të situatës, por nuk ka marrë përgjigje. Sipas tij, Serxho nuk i përgjigjet më as mesazheve dhe as telefonatave. Pavarësisht paralajmërimeve për publikimin e bisedave dhe fotove, ai nuk ka reaguar.

Denoncuesi i bën thirrje Serxhos që të marrë përgjegjësinë dhe të kryejë pagesën sa më parë.

Denoncimi i plotë:

Ish konkurrenti i perputhen largohet nga airbnb nga paguar. Kam dite qe e telefonoj dhe nuk pergjigjet, as kthen sms. Ky mhb ka qe ne dt 31 janar. Ne 31 janar ka qenduar tek apartamenti, eshte larguar pa paguar sic thote per te cuar makinen ne servis.

Ate dite nuk i kam ndryshuar kodin e kutise ku merren celsat qe te shkonte te linte pagesën. Ka shkuar ka marre celsat, ka fjetur edhe ne dt 1 shkurt dhe ska me lajmeruar fare, as ka paguar. Te nesermen mora vesh qe kishte qene prap ai.

Kishte 80 mij lek per te me dhene. Jemi takuar me tha qe kishte vetem 30 mij lek, i mora ato dhe e lame qe per disa dite do takohemi per pjesen tjetër. Qe nga ajo dite vetem eshte shmangur. Afati i fundit qe lame per pagesen ishte data 16 mars.

Qe nga ajo dite seshte bere me i gjalle. Nuk kthen pergjigje nuk hap as tel.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit