Në valën e rritjes së çmimit të produkteve ushqimore, rritje e çmimit është vërejtur edhe në speca.
Një kilogram speca djegës po shitet me çmim deri në 6,49 euro nëpër marketet e Kosovës.
Ndryshe, ngritje çmimesh ka pasur vazhdimisht në muajt e fundit në Kosovë në disa produktet si: miell, vaj, patate e shumë të tjera.
Qytetarët janë ankuar për këto çmime pasi pagat nuk janë rritur dhe nuk po arrijnë t'i përballojnë.