‘Sfidë për të lëvizur me karrocë në Tiranë’, qytetari: S’mungojnë tipat që parkojnë kështu!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.04.2025, 22:40

Një rast i zaptimit të hapësirave publike është denoncuar nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania. Këtë herë bëhet fjalë për një situatë të ndodhur në rrugën “Rober Zhvarc”, pranë Kristal Center.

Qytetari ka dërguar një video ku tregon qartë sesi një automjet tip Smart, i parkuar mbi trotuar, bllokon tërësisht kalimin për këmbësorët. Në pamje shihet se qytetari ndodhet me një karrocë fëmije, dhe për shkak të mungesës së hapësirës në trotuar, detyrohet të zbresë në rrugë, duke vënë në rrezik veten dhe fëmijën.

Denoncimi i plotë:

"Përshëndetje JOQ! Është bërë sfidë për të lëvizur me karrocë. Mirë që trotuaret i kemi skandalozë, por nuk mungojnë edhe këto tipat/tipet që parkojnë kështu. Rruga Rober Zhvarc, pranë Kristal Center. Videon e kam filmuar sot rreth orës 20:20."

Ky rast tregon qartë mungesën e respektit për hapësirat publike dhe indiferencën e institucioneve përkatëse ndaj zaptimit të trotuareve. Në mungesë të ndëshkimeve konkrete, të tilla sjellje vazhdojnë të rrezikojnë jetën e qytetarëve, sidomos të më të pambrojturve – si nëna me fëmijë apo persona me aftësi të kufizuara.

JOQ Albania do të vijojë të publikojë raste të tilla, në mënyrë që të ushtrohet presion publik për ndryshim dhe ndërgjegjësim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit