“Të vrasin nëse nuk bashkëpunon”, mafia shqiptare koka e drogës në Eukador

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.04.2025, 21:50

Mafia shqiptare ka forcuar pozitat e saj në Ekuador vitet e fundit, duke shfrytëzuar rrugët strategjike të trafikut të drogës. Aktualisht, ajo ka nën kontroll një pjesë të madhe të dërgesave të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

César (jo emri i tij i vërtetë), anëtar i bandës "Latin Kings", u rekrutua nga një oficer i korruptuar i policisë kundër narkotikëve për të punuar për mafian shqiptare. "Nëse nuk pranon të bashkëpunosh, të vrasin", shprehet ai.

Ekuadori nuk prodhon drogë, por është bërë qendra kryesore e trafikut, pasi 70% e kokainës së botës kalon përmes porteve të tij. Droga kontrabandohet nga Kolumbia dhe Peruja, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.

Map showing Ecuador

Policia thotë se vitin e kaluar kapën një sasi rekord droge, kryesisht kokainë, gjë që tregon se eksporti i saj është në rritje. Pasojat janë vdekjeprurëse. Janari i vitit 2025 regjistroi 781 vrasje, duke e bërë muajin më vdekjeprurës në vitet e fundit. Shumë prej tyre lidhen me tregtinë e drogës.

Bandat përdorin tre metoda kryesore për të fshehur kokainën në dërgesa: duke e vendosur drogën në mallra para se të arrijnë në port, duke hapur kontejnerë në port ose duke ngjitur drogën në anije në det.

Port at Guayaquil

Cesar është pjesë e këtij procesi, ai korrupton rojet e portit, shoferët e kamionëve dhe mbikëqyrësit e kamerave të sigurisë për t'i ndihmuar të transportojnë drogën pa u zbuluar. Nëse refuzon një punë, rrezikon jetën.

Ndonëse ndihet në faj për viktimat, ai beson se problemi është te vendet që e konsumojnë kokainën. "Sa kohë që në Evropë ka kërkesë, trafiku nuk do të ndalet," shprehet ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit