Medalisti olimpik që garon për Shqipërinë, Chermen Valiev, shkëlqeu sërish në arenën ndërkombëtare, duke fituar finalen e kategorisë 74 kg në mundje.
Ai triumfoi në finalen e kategorisë 74 kg duke mposhtur me rezultatin 4-2 rusin Zaurbek Sidakov, i cili garonte nën flamurin neutral.
Valiev i dhuroi kështu Shqipërisë një tjetër medalje të rëndësishme në këtë sport, ndërsa më herët në të njëjtin aktivitet në Bratislavë, edhe Abakarov fitoi medalje bronzi për Shqipërinë në kategorinë 61 kg.