Ekspertët e shëndetësisë: “Në Shqipëri nuk ka siguri ushqimore”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.04.2025, 18:33

Skandalet e përsëritura me ushqimet e pasigurta në Shqipëri kanë ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik. Ekspertët e shëndetësisë fajësojnë institucionet përgjegjëse, të cilat duhet të kontrollojnë produktet para se të hidhen në treg. Profesori i mikrobiologjisë, Andi Koraqi, shprehet se siguria ushqimore në vend është thuajse inekzistente dhe se mungesa e kontrolleve çon në rreziqe të mëdha për konsumatorët.

Një nga shqetësimet kryesore është prania e baktereve të rrezikshme si salmonela në mishin e pulës dhe përdorimi i antibiotikëve në produktet shtazore.

Doktor Koraqi tregon se bakteri mund të përhapet nëse nuk ruhet higjiena dhe nuk zihet në temperatura të larta. Rrezik epidemie janë "Fast food"-et, ku temperatura e gatimit të mishit nuk arrin të vrasë bakterin e salmonelës.

Një tjetër rrezik është përmbajtja e lartë e antibiotikëve në produktet shtazore si mishi, veza, qumështi, etj, për shkak të përdorimit të medikamenteve tek kafshët. Koraqi thekson nevojën për rritjen e kontrolleve në farmacitë veterinare dhe ngritjen e sigurisë ushqimore në nivele më të larta.

Hyrja e produkteve të rrezikshme, si mishi i kontaminuar nga Brazili dhe luleshtrydhet me pesticide nga Greqia, kaloi në heshtje nga institucionet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit