Theri bashkëshortin dhe u largua, policia në kërkim të 29-vjeçares në Tiranë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.04.2025, 18:12

Një 29-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, sepse dyshohet se ka plagosur bashkëshortin e saj me thikë.

Bëhet fjalë për qytetaren me inicialet Xh. S., 29 vjeçe, e cila ka goditur bashkëshortin me thikë. Ende nuk dihet motivi që e ka shtyrë Xh.S. drejt këtij akti të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po heton ngjarjen dhe është në kërkim të 29-vjeçares, që është larguar nga vendngjarja menjëherë pas incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit