Kërkohet ndihmë për familjen e elektricistit nga Tropoja, la tre fëmijë të mitur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.04.2025, 18:26

Pak ditë më parë, JOQ Albania publikoi lajmin e trishtuar se Përparim Kortoci, një nga elektriçistët më të njohur dhe të respektuar të Tropojës, ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare. Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë, të cilët tashmë janë përballur me një humbje të madhe dhe të dhimbshme.

Përparimi ishte i njohur për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në punë. Ai ishte i vetmi që guxonte të ngjitej në majë të shtyllave për të rregulluar telat e energjisë elektrike, një detyrë shumë e vështirë dhe e rrezikshme, që vetëm ata që jetojnë në zonat e thella e dinë se sa të vështira janë kushtet.

Në këtë kohë të vështirë për familjen e tij, banorët e Tropojës kanë bërë një thirrje publike për ndihmë dhe solidaritet. Ata ftojnë kushdo që mund të kontribuojë, për të mbështetur gruan dhe fëmijët e Përparimit. Çdo ndihmë, qoftë edhe e vogël, ka një vlerë të madhe dhe mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e familjes Kortoci.

Për të bërë një dhurim, mund të kontribuoni në llogarinë bankare të hapur për këtë qëllim:

Emri i llogarisë: Viola Ferit Kortoci
Adresa e Klientit: Fshati Myhejan, banesë private , Tropoje, Shqiperi
IBAN: AL42202570080000000011096091
Nr. i Llogarise: 0011096091
Banka: Raiffaisen Bank Sha

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit