Plagosja në Fier, Suzana familjare e Azgan Mërnicës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.04.2025, 17:08

Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin ditën e sotme, ku Suzana Mërnica, një grua 50-vjeçare, u plagos me armë zjarri ndërsa po udhëtonte me motor së bashku me djalin e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Dërmënasit", në fshatin Sulaj. Dy persona, babë e bir, hapën zjarr në drejtim të motorit ku ndodheshin Suzana dhe djali i saj.

E plagosura, Suzana Mërnica, ka marrë plagë të rënda, por sipas burimeve, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Fierit për trajtim të mëtejshëm. Djali i saj ka shpëtuar pa lëndime, dhe ka qenë në gjendje të identifikojë autorët e krimit.

Suzana Mërnica është familjare me Azgan Mërnicën, një person i njohur për lidhjet e tij me ngjarje kriminale. Vitin e kaluar Azgan Mërnica vrau efektivin e policisë Novruz Cenalia. Ngjarja e sotme dyshohet të ketë lidhje me hakmarrje ose konflikte të mëparshme mes familjes Mërnica dhe autorëve të krimit, Afrim dhe Ali Cimili, babë e bir. Autorët janë shpallur në kërkim nga policia, dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe daljet e qytetit të Fierit për të mundësuar kapjen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit