Dëshmitarët e Jehovait në gjyq me shtetin, kërkojnë njohjen si komunitet fetar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.04.2025, 17:23

Prej gati katër vitesh, Dëshmitarët e Jehovait janë në një betejë ligjore me shtetin shqiptar, duke kërkuar njohjen si komunitet fetar.

Çështja e tyre është bllokuar në Gjykatën Administrative të Apelit për shkak të stokut të madh të dosjeve, ku aktualisht shqyrtohen ende padi të vitit 2018. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që padia të shqyrtohet brenda 6 muajve të ardhshëm, ndërsa komuniteti po pret vendim që nga maji 2022.

Pavarësisht kërkesave për përshpejtimin e procesit, Dëshmitarët e Jehovait ende nuk kanë marrë përgjigje. Vendimi i ardhshëm do të përcaktojë nëse ky komunitet do të njihet zyrtarisht apo jo.

Shpesh anëtarë të këtij “komuniteti fetar” janë vendosur në qendër të kritikave për shkak të predikimeve që bëjnë, dhe pretendimeve se pas vetëvrasjes mund të ringjallesh!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit